Deputeti Kastrati: Natën e mirë me axhin. Rrasnu Albin!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës -PDK, Ardian Kastrati ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në mes Kosovës e Serbisë, shkruan Fokusi.info.

Përmes një statusi, ai me ironi i është drejtuar komentuesve të VV-së në facebook.

Statusi i plotë i tij:

Po ku jeni ooooo trima të FB?

Shpejt e keni çliru Veriun a….botën e krejt Kosovën e keni lënë me gojë hapun!

Nisja shani tash këtu me nana e baba se keni drejt. Ne tjerët kemi faj që nuk ju besojshim!

Nesër anulohen krejt lojët në Katar me festu ju.

Zejtini sa? Rryma sa? Sheqeri sa? Drutë sa?

Natën e mirë me axhin. Rrasnu Albin!