Derek Chollet po vjen në Kosovë, takohet me opozitën

Para dy ditësh, u raportua se nënsekretari amerikan dhe Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Dereck Chollet, do ta vizitojë Kosovën gjatë javës që vjen.

Ndërkaq, mediat të enjten ka raportuar se Chollet, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do të mbajnë një takim së bashku me të gjithë liderët e opozitës.

Nacionale ka kontaktuar Lidhjen Demokratike në lidhje me këtë takim, dhe ata e kanë konfirmuar.

Zëdhënësja politike e kësaj partie, Sibel Halimi, i tha redaksisë se “ishin ftuar në takim” me zyrtarët e lartë amerikan.

Takimi, raportohet se do të zhvillohet në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndërkohë që ambasadori Hovenier sot takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike, Abdixhikun.

Sa i përket takimeve me liderët e vendit, nuk dihet ende kur do të ndodhin ato, pasi që nuk është publikuar ndonjë agjendë e kësaj vizite.