Dëshmitari i 30-të: Avokati Ben Emmerson nuk lejohet ta marrë në pyetje në seancë të hapur

Dëshmitari i 30-të në rastin e krerëve të UÇK-së po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Ai sot do të merret në pyetje nga ekipet mbrojtëse.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, nuk është lejuar që ta marrë në pyetje dëshmitarin në seancë të hapur.

“Unë dua t’i bëj pyetjet në seancë publike”, tha Emmerson.

“Ne kemi kërkuar masa mbrojtëse dhe duhet që të gjitha pyetjet të bëhen në seancë të mbyllur”, u përgjigj Prokurori.

Kërkesa iu aprovua nga trupi gjykues dhe seanca vazhdoi e mbyllur.