Dështon seanca e parë për Naim Mehmetin, i përfshirë në rastin ‘Mati 1’

Gjatë ditës së sotshme ka pasur të mbahet seanca për Naim Mehmetin, i akuzuar për tentim vrasje në rastin e ‘Mati 1’ tek rruga ‘Muhamet Fejza’ që ndodhi me 5 shtator të këtij viti.

Nga ky rast kishin mbetur të vdekur dy persona.

Indeksonline kontaktoi me avokatin mbrojtës të Naim Mehmetit, Argjend Tigani.

Ai konfirmoi se dështuar seanca fillestare për shkak se Prokuroria nuk i kishte përmbushur obligimet ligjore.

“Po është e vërtet se ka dështuar seanca fillestare, për arsye se Prokuroria nuk i ka përmbushur obligimet ligjore nga neni 244 te KPPRK-se, dhe njëherit pajisja me disa prej shkresave të lëndës është bere para 3 ditëve dhe është shume e çuditshme fakti se si gjykata ne afat “rekord” ka caktuar seancën fillestare nga dite e pranimit te Aktakuzës dhe organi akuzator ka përfunduar hetimin për një çështje penale kaq te ndjeshme dhe ka ngritur aktin akuzues për Naim Mehmetin!”, u shprehë ai.

Seanca e radhës është caktuar me datën 12 dhjetor të këtij viti.

Mehmeti akuzohet për tentim vrasje, ndaj të ndjerit, Mufail Rafuna.

Krejt ky konflikt kishte ndodhur për shkak të një kontesti pronësor që kanë pasur dy familjet, Rafuna dhe Mehmeti.