Detaje nga flakët në QKUK: Digjet zyra e Institutit të Mjekësisë Ligjore

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës.

Më saktësisht një zyre në katin e dytë të këtij objekti.

Lajmin e ka konfirmuar udhëheqësi i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.

“Një zyre në katin e dytë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri. Ekipet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Ndërsa sipas informatave që kemi nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Gashi për Front Online.

Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit.