Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 281 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

11 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Nga 281 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 46.