Digjet gjatë natës makina e sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha

Makina e sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, Igli Kani është djegur gjatë natës. Report Tv sjell pamje nga mjeti tip BMW Seria 1 është djegur në qendër të Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku sipas burimeve zjarrvënia është e qëllimshme, pasi makina është lyer me naftë dhe i është vënë flaka. Zjari është konstatuar nga nëna e sekretarit. Kontaktuar nga Report Tv, Kani ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me askënd.

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, gazetari Rusta: Në bankë ka më shumë para se sa 380 mijë eurot që iu sekuestruan nga SPAK.