Digjet një shtëpi në Klinë, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar në Klinë, pasi që shtëpia është përfshirë nga zjarri.

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e mëngjesit të së dielës.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e zjarrit janë lënduar katër persona.

Policia ka bërë të ditur se viktimat pas plagëve të marra nga zjarri janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë e tjera përkatëse.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.