Digjet shtëpia në Konçul, dyshohet se një qytetar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit

Një shtëpi në fashtin Konçul të Bujanocit është djegur dhe si pasojë dyshohet se ka vdekur një person i cili ishte brenda objektit.

Sipas burimeve jozyrtare, zjarri i madh ka kapluar një shtëpi në fshatin Konçul të Bujanoc, dhe si pasojë një person dyshohet se ka humbur jetën.

Zjarrëfikësit janë në vendngjarje dhe po mundohen të shuajnë zjarrin.

Deri më tani, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga policia por dëshmitarët okular nga vendngjarja tregojnë se ka dyshime të bazuara se një kufomë tani më ndodhet mbrenda shtëpisë së djegur./rtvpresheva.com