Drejt shërimit pacienti i parë (zero) nga Koronavirusi në Shqipëri

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është drejt shërimit pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri.

Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërm të tij për Top Channel.

Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.

Personi i shëruar është babai i 31 vjeçarit që erdhi nga Firence, i cili njihet edhe si pacienti zero.