Drejtori i Policisë: Do t’i mbështesim inspektorët sanitarë në inspektimin e lokaleve

Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë, do të inspektojnë nëpër çdo kafiteri për të parë nëse po respektohen rregullat ndaj pandemisë së Coronavirusit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë për Reporteri.net se Policia do t’i mbështesë inspektorët sanitar.

“Është marrë vendim që policia bashkë me inspektorët sanitar do të inspektojnë në çdo kafiteri për të parë nëse rregullat janë duke u respektuar si nga ana e pronarëve të lokaleve, ashtu edhe nga ana e personave që janë duke u shërbyer në kafiteri”, ka thënë Qalaj.
Ndërsa, dënimet shqiptohen nga Inspektorët tha Qalaj.

Ky vendim erdhi si rezultat i rritjes së numrit të rasteve të konfirmuara me Coronavirus në Kosovë.

E kjo për shkak se kohëve të fundit rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) nuk po respektohen, kryesisht nëpër kafene.