Duartrokitje jete në Durrës, shpëtohet pas 21 orësh Klajdi Qato!

Është shpëtuar pas 21-orësh qëndrimi i ‘burgosur’ nën rrënoja një i ri në qytetin e Durrësit.

I shpëtuari është Klajdi Qato, 25-vjeç. Ai është shpëtuar nga forcat e kërkim shpëtimit të ardhura nga Janina.

Ndërsa në momentin e shpëtimit ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama i cili ka transmetuar gjithçka Live në rrjetet sociale.

Sapo ka dalë nga rrënojat Klajdi Qato është çuar në këmbët e tija./Shqiptarja.com/