Duket sikur po kërcejnë, por ja si dyluftojnë ky lloj i gjarpërinjëve

Një fotograf i botës së egër ka arritur të kapë në kamera një mënyrë të pazakontë dyluftimi të dy gjarprinjve me zile.

Ndonëse janë një nga speciet më helmuese tek gjarprinjtë, përgjatë dueleve nuk shfaqin rrezik ndaj llojit të vet, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Këtë e dëshmon një video e ngarkuar nga vetë tabloidi britanik, në të cilin shihen dy gjarprinj me zile, të cilët krijojnë përshtypjen se janë duke vallëzuar.

Ndiqini pamjet në videon e mëposhtme: