Dy autoblinda të policisë nisen për të nxjerrë një ekip policor që gjendet pas barrikadave

Dy autoblinda të policisë elitare janë nisur për të nxjerrë një ekip policor pas barrikadave, të cilët kanë rastisur të jenë matanë Zupçit.

Kështu ka mësuar sipas burimeve jozyrtare Klan Kosova, ekipi i të cilit ndodhet atje.

Policia ka bllokuar për qarkullim pikat në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të mjeteve të rënda që janë vendosur në mes të rrugës, në pakënaqësi të vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin nga nesër, do të nis zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb.