Dy avokatët e njohur kritikojnë ministren Haxhiu, për denoncimin e qytetarit!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar mbrëmë se do të paraqes një person në polici për shkak të një statusi që ka bërë në Facebook.

Korab Blakaj, istogasi që jeton në Austri ka shkruar me satirë një status duke ironizuar një shkrim të mëparshëm në Facebook të ministres Haxhiu.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i ministres së Drejtësisë e cila njoftoi se rastin do e paraqes në polici.

“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!” reagoi ministrja Haxhiu.

Por, veprimin e ministres po e kundërshtojnë fuqishëm njohësit e ligjit.

Dy avokatët e njohur kosovar, Besnik Berisha e Arianit Koci e kanë quajtur të ngutshëm dhe të panevojshëm veprimin e ministres.

“Padijenia s’paska kufi
Me ndjek penalisht dikend per kete koment?!!
Kjo s’ben vaki as ne Bangladesh e Kore Veriore, e lere me ne nje vend demokratik ku vepra penale eshte e percaktuar me ligj e jo me maliq.
Profesoret i kane fajet, definitivisht!
Po shpresoj se ne polici se paku do kete nje jurist qe e dine se cka perben veper penale e cka jo, e nuk do e marre mundin as te ftoje personin per intervistim sepse atehere vertet do benin krim.
Edhe Ministria e Drejtesise do ishte mire me e dite se cka perben veper penale sepse Kodi Penal nga aty ka dale. Lexoni” shkruan në reagim avokati Berisha.

“Statusi i Korab Blakaj, po tingëllon rëndë shumë rëndë, edhe për shijën time, por nuk është vepër penale.
Thjesht, Korabi ka bërë tallje, satirë, humor!
Këtë lloj statusi e mbron liria e shprehjes.
Revista satirike javore Charlie Hebdo, e ka humorin edhe më të rëndë; humor të zi me primesa të fyerjes së rëndë dhe sakrilegjit, por nuk i bëjnë kallëzime penale. Sidomos jo, zyrtarët e lartë të shtetit.
Më falni zonja ministreshë Albulena Haxhiu, ashtu funksionon shoqëria e cila lirinë e shprehjes e ka një prej postulateve kryesore.
Prandaj, mos humbni kohë. Mos e bëni kallëzimin penal” shkruan avokati Koci në reagim./Indeksonline