Dy senatorë amerikanë i kërkojnë Blinkenit ta ngrisë tek Serbia çështjen e shqiptarëve në Luginë

Dy senatorë amerikanë, Joni Ernst (Republikane nga Iowa) dhe Gary Peters (Demokrat nga Michigan) i janë drejtuar me një letër sekretarit të shtetit, Antony Blinken, duke i kërkuar ta ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.

Kjo është bërë e ditur në Facebook nga ish-deputeti Faton Bislimi, sipas të cilit, letra vie pas takimit që ai pati më 28 shkurt 2023 në zyrat e Senatorëve Peters e Ernst në Senatin e SHBA-ve.

Aty kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013.

“Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013. “Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasë aspak progres,” thuhet në letër.

Postimi i plotë i Bislimit: