Dy shokët me Porsche tentojnë të vrasin me kallashnikov dy persona në Tiranë

Disa persona janë përfshirë në një sherr të dhunshëm mes tyre në një ngjarje të rëndë e cila për pak mund të shkonte në vrasje të dyfishtë. Policia ka ndërhyrë në kohë pas marrjes së njoftimit për konfliktin në Valias, periferi të Tiranës, dhe ka arrestuar dy shokë më njëri-tjetrin që me një kallashnikov do të vrisnin dy persona të tjerë me të cilët ishin zënë.

Arrestimet u bënë nga shërbimet e komisariatit të policisë numër 5 në Kamëz, ku në pranga ranë dy miqtë, Blertjan Sulejmani, 40 vjeç dhe Safedin Satka, 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .

Pas sherrit të dhunshëm, dy shokët kanë marrë armën kallashnikov, e cila ishte me dy karikatorë me fishekë, por janë ndaluar në kohë nga policia. Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne.

Prokuroria e Tiranësdo të nisë hetimet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

shqiptarja.com