Dy të arrestuar për kanosje 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kombësisë shqiptare në Fushë Kosovës, pasi kanë kanosur me fjalë një person tjetër të nacionalitetit boshnjak.

Deri te kanosja kishte ardhur pasi të dyshuarit kishin bllokuar rrugën me veturën e tyre dhe viktima kishte kërkuar që të dyshuarit ta lirojnë rrugën, ata nuk e kishin larguar veturën por e kishin kanosur.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nora Kelmendi”, dje në ora 14:20, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.