Dy të vdekur dhe 233 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit si dhe janë shënuar 233 raste të reja.

Të shëruar janë 1,044 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i pandemisë.

Aktive me COVID-19 janë 8,997 raste./tvklan.al.