E gjuajtën Policinë që iu doli në pritë/ Zbulohen detaje të reja nga tentim grabitja në Prizren

Sot u raportua për një tentim grabitje në një dyqan të argjendarisë në qytetin e Prizrenit, ku dy persona, babë e bir, janë plagosur.

Por, të dyshuarit pasi e dogjën veturën e tyre në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, kanë ikur për në Suharekë ku janë zënë në pritë nga një patrullë policore. Aty ka pasur të shtëna armësh nga grabitësit, mirëpo nuk ka pasur të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas burimeve të Sinjalit, tre grabitësit kanë përdorur një kallashnikov, një ‘shot-gun’ dhe një revole.

Ndërsa pasi i kanë plagosur dy pronarët e dyqanit, ata me veturë të tipit ‘Pasat’ janë larguar nga vendi i ngjarjes, të cilën në fshatin Lubizhdë e kanë djegur.

Pas kësaj, ata kanë grabitur një tjetër veturë të tipit ‘Polo’.