E incizoi veten duke vozitur 260 km/h, Policia e Kosovës ia dërgon dënimin në shtëpi

Policia e Kosovës ia ka dërguar gjobën në shtëpi një kosovari, i cili e kishte inicizuar veten duke vozitur 260 km/h.

Këtë video, ai e kishte postuar edhe në rrjete sociale. E se i njëjti është dënuar ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Në dënim thuhej se qytetari ka vozitur 255 km/h në zonën ku lejohej të vozitej 130km/h.