E pazakontë/ Lushnjari denoncon se i kanë vjedhur eurot nga kasaforta, një ditë më pas i gjen në banesë

Një denconcim i pazakontë ka alarmuar Policinë e Lushnjes një ditë më parë. Një 52-vjeçar me iniciale L.D. ka paraqitur kallëzimin e se i kanë vjedhur një sasi eurosh nga kasaforta në banesë.

Pas marrjes së këtij denoncimi grupi hetimor shkoi në vendngjarje duke dalë në dalë në përfundim se banesa nuk kishte dëmtime në dyer as në dritare ndërsa kasaforta ishte e paprekur.

52-vjeçari është rikthyer sërish ditën e sotme duke thënë se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë e kishte gjetur shumën e parave të cilën dyshonte se ia kishin vjedhur.