E rëndë/ Hidhet nga Kisha e Laçit e reja

Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se një 39-vjeçare nga Elbasani është vetëhedhur në vendin e quajtur Kisha e Laçit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Shtetit për JOQ, 39-vjeçarja e cila është hedhur nga shkëmbi ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nuk dihen motivet pse e reja ka ndërmarrë këtë veprim që mund të rezultonte fatal për jetën e saj.