E rëndë në Elbasan/ Gjendet i pajetë një person në rrugë, ja dyshimet e para

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur në lagjen “5 maji” të qytetit dhe ende nuk është identifikuar.

Paraprakisht dyshohet se personi mund të jetë përplasur nga ndonjë automjet ose është goditur me sende të forta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.