E rëndë: Vdes në QKUK gruaja nga Kamenica, konsumoi sasi të tepruar të barnave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku vdiq një grua e cila ishte dëgruar për trajtim mjekësor si pasojë e konusmimit të një sasie të tepruar të medikamenteve, raporton Gazeta Sinjali.

Ky rast ka tronditur familjen e saj nga fshati Novosellë në Kamenicë, kur morën lajmin që e ndjera nuk kishte arritur të mbijetojë, përkundër intervenimeve të mjekëve.

Posa policia është njoftuar për vdekjen e saj, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi si “Vdekje e dyshimtë”, me ç’rast pritet të zbardhen rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan, por s’janë dhënë detaje të tjera.

“Viktima femër kosovare ka ndërruare jete në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.“