E rëndë: Vdes një person që ishte në veturën që u dogj në Ferizaj

Një veturë është kapluar nga flakët në një pompë të benzinës në Babush të Ferizajt. Mirëpo një nga personat që ishin në automjet ka humbur jetën.

Nga Policia e Kosovës thanë se një tjetër person që ishte në marketin e kësaj pompe ka marrë lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar në Emergjencën e Prishtinës për trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka . Për pasoje një person ka hunbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesorë.Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë do të informoheni me kohë!“ VIDEO