Edhe Greqia mbyll hapësirën ajrore për operatorët rusë

Edhe Greqia sapo ka mbyllur territorin e saj ajror për të gjithë avionët rus.

Sapo është dhënë një Notam për një periudhë tre mujore.

Vendimi vjen vetëm 24 orë pasi Greqia ka dërguar dy C-130 me gjithsej 40 ton pajisje mbrojtëse që fluturuan dje nga aeroporti i Elevsinës.

Këtë vendim e ka marrë edhe Shqipëria për sa kohë që Rusia vazhdon agresionin e saj në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se qeveria shqiptare është duke hartuar bazën ligjore për zbatimin e masave shtrënguese ndaj Rusisë dhe subjekteve të saj, të miratuara nga Këshilli i Bashkimi Evropian. Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE.

Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

Top Channel