Edhe Mavraj mbështet protestën kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale

Publicisti Muhamet Mavraj i ka dhënë mbështetje protestës së paralajmëruar për të shtunën në Prishtinë kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale, shkruan Fokusi.info.

Mavraj ka shkruar në “Facebook” se Kosova dha besim për drejtësinë dhe nuk dha besim për abuzim “në emër të popullit”.

“Jo në emrin tim! E mbështes plotësisht këtë protestë që mbahet në orën 14:00 në Prishtinë. Kosova dha besim për drejtësinë dhe nuk dha besim për abuzim “në emër të popullit”. Jo në emrin tim! Na janë shtuar padrejtësitë e poshtërimet nga brenda e nga jashtë. Nuk kemi vdekur! Këtu jemi!”, ka shkruar Mavraj.

Kujtojmë se sot, nga ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë, Partia Socialdemokrate do të protestojë kundër Gjykatës Speciale, pas vendimit të marrë për Sali Mustafën.

Dje kjo parti bëri të ditur se kanë kryer parapërgatitjen për protestën e sotme. Ata publikuan fotografi ku shihej se në pankarta shkruhej “UÇK”, “Pjeter Shala”, “Salih Mustafa”, “Nasim Haradinaj” etj.

Në përkrahje të protestës ka dal edhe OVL e UÇK-së. Këtë e bëri të ditur u.d. i kryetarit, Faton Klinaku.

Ndryshe, Salih Mustafa u dënua me 26 vjet për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë./Fokusi.info/