Eliot Engel sot takohet me kryeparlamentarin Xhaferi

Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme të Kongresit të SHBA-së, kongresmeni Eliot Engel vazhdon vizitën në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të turnesë së re nëpër vendet e rajonit.

Siç paralajmëruan nga pres-shërbimi kuvendor, kongresmeni Engel gjatë qëndrimit do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Engel së bashku me kongresmenin Majkëlll Mekal, i cili është anëtar i Komisionit për politikë të jashtme të Kongresit të SHBA-së,me të cilin kryeson ai, më 6 shkurt të këtij viti i dërguan letër administratës së presidentit amerikan Donald Tramp me kërkesë për ta mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.Në letrën e adresuar deri tek sekretari shtetëror Majk Pompeo, dy kongresmenët theksojnë se anëtarësimi i shtetit tonë në NATO do të ndihmojë të sigurohet stabilitet dhe paqe në Ballkan.