Erërat e forta thyejnë xhama e dëmtojnë shtëpitë në Istog

Erërat e forta të cilat kanë përshkuar mbrëmë dhe sot Kosovën kanë shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e këtyre erërave të forta, në Istog duket të jetë situate më kritike pasi që aty dëmet janë më të konsiderueshme.

Bëhet e ditur se në këtë komunë janë parë xhama të thyer e shtëpi të dëmtuara.

Fotografi të ndryshme janë publikuar në rrjete sociale ku përveç dëmeve të tilla janë parë edhe lisa të nxjerrë me rrënjë.