Esad Çollaku rizgjedhet kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci

Sot me datë 21.10.2023. u mbajt Kuvendi i rregullt zgjedhor i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë.
Në këtë kuvend morrën pjesë delegat nga 18 Shoqata dhe Bashkësi Shqiptare nga i gjithë territori i Kroacise, (Zagrebi, Karllovci, Istra, Pula, Rijeka, Zara, Bjelovari, Osijeku, Rovinj etj.)
Z.Esad Çollaku u rizgjodh në pozitën e Kryetarit të Unionit Shqipëtar për mandat katërvjeçar, për të tretën herë radhazi, dhe atë me shumicë apsolute te votave, shkruan Lideri.mk.

Kuvendin e udhëhoqi kryesia e punës nën drejtimin e Esad Çollakut, Liliana Koci dhe Merita Hoxha.
Në bazë të statutit të Unionit, secila bashkësi për kuvend delegoi nga tre delegatë (nga prekekturat) ndërsa ato të qytetit e kishin të drejtën e një delegati.
Gjatë këtij kuvendi u zgjodhën organet e tjera drejtuese: Kryetari, Këshilli qëndror, tre nënkryetar të Unionit, Këshilli mbikqyrës dhe Kryesia e punës së Unionit.
Pas fjalëve përshëndetëse, z.Çollaku, i njoftoi të pranishmit për punën e tij sa e drejtoi këtë Union për katër vjet.

Gjithashtu u prezantua edhe raporti financiar për katër vjeçarin e fundit.
Për fund kryetari, tash më i rizgjedhur, z.Esad Çollaku falënderoi të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë dhe premtoi, se do të vazhdoj me të njejtin ritëm për të punuar në të mirë të komunitetit tonë dhe kërkoi bashkëpunim të ngushtë me të gjithë Bashkësitë dhe shoqatat Shqiptare për realizimin e synimeve tona në të mirë të pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci./Lideri