Escobar: Na duhen zgjedhje të reja në veri, mund të ketë një krizë edhe më të madhe

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për televizionin kroat HRT, ka folur për situatën në Kosovë dhe rrugën përpara për shtensionim të situatës. Ai ka thënë se duhen të mbahen zgjedhje në veri me pjesëmarrjej të pakushtëzuar të serbëve.

Njëriu kryesor amerikan i përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte i pranishëm edhe gjatë Marrëveshjes së Ohrit, ka thënë folur për HRT për situatën në Kosovë.

Ai është pyetur se cila është zgjidhja për të dalë nga kriza në veri.

Esobarit i janë përmendur edhe lëndimet e ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.

Ai ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk e pranojnë planin e BE-së për shtensionim të situatës atëherë sipas tij, mund të ketë një krizë më të madhe.

Escobar ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, ku ka thënë se palët duhet t’i kthehen asaj marrëveshje pasi veprimet destabilizuese e shpërqëndruan zbatimin e marrëveshjes.

“Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rrugët. Kryetarët e bashkive nuk duhet të zgjidhen me qëllim të largimit të vëmendjes.” – ka thënë ai.

“Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin për qetësimin e konfliktit nga BE-ja, mund të ketë një krizë edhe më të madhe. Duhet të jem shumë i qartë, ky nuk është një proces evropian. Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi kësaj. Besoj se kjo marrëveshje krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit evropian. Ndërkohë u zhvilluan një sërë veprimesh destabilizuese. Kjo na shpërqendroi nga prezantimi i asaj marrëveshjeje. Ne duhet t’i kthehemi kësaj.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se duhet të ketë zgjedhje të reja si dhe të bëhet një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët.” – ka thënë Escobar.

Ndryshe, Escobar ka qenë i zëshëm rreth situatë së fundit në veri të vendit.

Para një ditë, i dërguari amerikanë ka thënë se “Kosova mund të largohet nga partnerët ndërkombëtarë”.

Gjithashtu, Escobar ka thënë se kryeministrit, Albin Kurtit duhet “t’i mbushet mendja edhe pak” për të dalë nga situata në veri.

Ndërsa, për presidentin e Serbisë, aleksandar Vuçiq, Escobar ka thënë se është gati të pranojë planin e BE-së

“Kemi indikatorë pozitivë që presidenti Vuçiq është i gatshëm ta pranojë atë, por që kryeministri Kurti ka nevojë edhe pak që të bindet.” – ka thënë Escobar.

Kujtojmë se ndaj Kosovës janë vendosur masa ndëshkuese nga BE-ja për shkak të mos shtensionimit të situatë në veri.

Këto masa pritet të zgjërohen nëse Kosova nuk lëvizë për të dalë nga kriza.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që sa më parë të shtensionohet situata dhe palët të kthehen në dialog.