Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së Elmi Morina

Është ndarë nga jeta veterani i luftës së UÇK-së Elmi Morina, nga fshati Gllarevë i komunës së Klinës, shkruan Fokusi.info.

I ndjeri, ka vepruar në Brigadën 122 “Imer Krasniqi”.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Kryetari i OVL UÇK-së dega në Klinë.

Varrimi bëhet nesër në ora 15:00 te varrezat e dëshmorëve Kodra e Kuqe në Klinë./Fokusi.info/