Eskalon këngëtari Robert Berisha: E quan bulash zyrtarin e PDK’së që i reagoi në Facebook

Këngëtari kosovar, Robert Berisha duket se nuk po mundet të qëndrojë më në konviktet studentore. Ai u karantinua para dy dite, pas kthimit nga Stambolli, për shkak të koronavirusit.

Mirëpo, qëndrimi i tij në konviktet e Prishtinës nuk po e gëzon aspak, transmeton Indeksonline

Madje, Roberti s’po përton që të merret edhe me komunetuesit e Facebook-it dhe Instagramit, transmeton Indeksonline

Një përplasje kishte edhe me zyrtarin e PDK-së nga Gjilani, Flurim Berisha.

“Ty met shti këtu ja nis e kan. Koke bulash. Vete tezen tone qa bon manekeni o Flurim pikquditsja”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Flurim Arifi ka thënë se Roberti duhet t’i ankohet institucioneve të vendit, pasi i njëjti nuk paguan asnëjherë tatime.

“Shihet ti, ky paska menduar që aty e kanë dërguar në pushime, oh maneken (qe kurrë nuk i paguani tatimet e shtetit) Kosova nuk është Gjermani, karshi mundësive mjaft ka bërë. Kështu që rri trus aty dhe shpresoj që nuk je i prekur nga virusi.