Exit Poll: Ramiz Lladrovci 60%, Driton Ajazi 40%

Kanë filluar që të publikohen Exit Poll-et e realizuar nga Albanian Post në T7, shkruan Gazeta Express.

Në Drenas, ky Exit Poll e ka nxjerr fitues Ramiz Lladrovcin e Partisë Demokratike të Kosovës me 60% të votave.

Në ndërkohë, Driton Ajazaj i Demokratëve për Drenasin sipas Exit Poll-it të publikuar në T7 ka marr vetëm 40% të votave.

Deri në orën 12:30 në Drenas, Ramiz Lladrovci ka prirë me 58.6%, ndërsa Driton Ajazaj me 41.4%.

Ndërsa deri në orën 15:30, PDK-ja ka prirë me 61.0% votave, teksa Ajazaj 39.0%.