Fakte interesante: Sa herë u godit Kosova nga pademi të tilla

Me 13 mars të këtij viti u konfrimuan zyrtarisht dy raste me grupin e virusëve covid-19, i cili deri tani ka marrë mbi 7 mijë jetë në gjithë botën, por ajo çka është interesante këtu në Kosovë është se po në këtë datë të vitit 1972, u shfaq epidema variola, ku në Kosovë prej 124 vetave të infektuar vdiqën 26, mes tyre edhe fëmijë, shkruan Gazeta Metro.

Po çka ishte Variola, si u soll në Kosovë?

Më 10 prill 1972 revista gjermane ‘Der Spiegel’ raportonte mbi shpërthimin e epidemisë së variola verës në Kosovë ose lisë së keqe, siç njihet në popull. Fillimisht, sipas gazetës, mjekët në Kosovë besonin se njerëzit ishin infektuar me ujin zemzem, të cilin e sillnin nga Arabia Saudite pelegrinët në vendet e shenjta islame.

Ky ujë është një i adhuruar’ në Kosovën e banuar kryesisht nga muslimanët. Ujin e sillnin pelegrinët fetarë nga Meka. Gazeta shkruante se sipas bestytnisë popullore në Kosovë, kjo ‘pije magjike’ ndihmon për shtatzëni, dhe mund t’i shmang edhe epidemitë e kafshëve.

Supozohet se me virusin e variola verës së pari ishte infektuar Ibrahim Hoti nga komuna Rahovecit pas një qëndrimi në Mekë, Qerbela, Naxhaf dhe Bagdad, ashtu siç u tha edhe në raportin zyrtar të OBSH’së.

Sipas OBSH’së me variola u infektuan 175 veta, prej tyre vdiqën 35. Më së shumti të infektuar dhe të vdekur kishte në Kosovë (124 dhe 26).

Në fund të prillit 1972 epidemia, sipas një dekreti të autoriteteve, u shpall e mposhtur. Kështu shpëtoi edhe sezoni turistik.

Koronavirusi:

Ndërsa, me 13 mars të viti 2020 Kosova ashtu si edhe bota ( muaj më herët) u godit nga virusi vdekjeprurës covid-19. Me 13 mars, u bë e ditur se në Kosovë u janë paraqitur dy raste me gurpin e koronavurisit, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim (deri më sot) u konfrimuan 24raste.

Këto raste, shumica u infektuan nga personat që erdhëna ditëve të fundit nga Italia, një nga Londra, dhe nga Berlini.

Për fat të mirë, gjendja e pacientëve është stabile, përjashtim ka vetëm i moshuari nga Vitia 77 vjeçar, i cili për shkak të problemeve shëndetësore tjera e ka sitautën më të rënduar.

Qytetet e prekura nga COVID-19 janë: Vitia me 7 raste, Malisheva 5 raste, Gjakova 3 raste, Podujeva 3 raste, Klina, Obiliqi, Prizreni, Prishtina, Lipjani dhe Suhareka me nga 1 rast.

Së fundi të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.

Ndërsa, në Shqipëri janë konfrimuar 70 raste me covid-19. Bëhet e ditur se 3 nga personat e prekur me koronavirus janë në terapi intensive, ndërsa 8 nga të prekurit janë personal shëndetësor, ndërsa një grua ka vdekur.