Fauci: Vaksina antiCOVID-19 jo e detyrueshme në SHBA

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit amerikan të Sëmundjeve Infektive, tha sot se SHBA-ja nuk do të bëjë asnjë vaksinë antiCOVID-19 të detyrueshme, megjithëse nuk përjashtohet detyrimi lokal për fëmijët.

“Ne nuk mund ta detyrojmë ose të përpiqemi t’i detyrojmë njerëzit të vaksinohen, kurrë nuk e kemi bërë”, tha dr. Fauci, në një takim virtual të organizuar nga Universiteti “George Washington”.

“Ne mund ta bëjmë atë të detyrueshëm për grupe të caktuara, siç është personeli mjekësor, por ne nuk mund ta bëjmë atë për popullatën e përgjithshme”, vazhdoi ai.

Qeveria e Donald Trumpit ka paraporositur qindra miliona doza nga gjashtë kompani, që po zhvillojnë vaksina të mundshme dhe ato do të jenë falas./atsh