Festa ‘e çmendur’ e serbëve për fitoren e Vuçiqit – shihen teksa gjuajnë me armë zjarri në Veri

Pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiqin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”. Aty u përdorën edhe armët e zjarrit.

Të shtëna armësh janë dëgjuar edhe në Veri të vendit, ku edhe raportohet se janë gjetur gëzhoja plumbash.

Deri më tani nuk ka të arrestuar, teksa pamje nga “festa” e serbëve në veri mund të shihni në videon më poshtë, ku edhe dëgjohen të shtëna armësh.