Fillimisht humb penalltinë, por Iniesta turpëron më pas portierin (Video)

Andres Iniesta nuk është një futbollist i zakonshëm dhe këtë e dinë të gjithë. Mesfushori spanjoll që ka shkëlqyer për shumë vite te Barcelona tashmë luan në Japoni, Vissel Kobe.

Iniesta u bë protagonist në barazimin 2-2, teksa në minutën e 78-të ekzekutoi një penallti kur rezultati ishte 0-2 në favor në G-Osaka.

Fillimisht goditja e ish-mesfushorit katalanas u ndal nga portieri, por 35-vjeçari më pas ka treguar të gjithë klasin e tij duke kontrolluar topin dhe goditur në një mënyrë që nuk u dha asnjë shans rivalëve. Klasi i tij duket se nuk vdes kurrë.