Filmi nga Kosova fiton çmim special në Festivalin e Filmit në Gjermani

Filmi nga Kosova “Nëntori i Ftohtë”, ka fituar çmim special në festivalin e filmit “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë.

“Lajm i mrekullueshëm nga Gjermania: Filmi nga Kosova “Nëntori i Ftohtë” Fiton Çmim Special në Festivalin e Filmit “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë! Urime në emër të Misionit të Republikës së Kosovës në Gjermani!”, thuhet në një postim në faqen e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.