Financohet studimi “Diaspora shkencore, faktor ndryshimi në procesin e integrimit europian”

Këshilli i Ministrave vendosi financimin e studimit “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”, me kohëzgjatje 30 muaj, me fond total prej rreth 4 milionë lekësh.

Fondi i parashikuar përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2019.

Fondet për vitet 2020 e 2021 parashikohen në planin buxhetor afatmesëm të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, për vitet 2020-2022.

Projekti “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”, do të zbatohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ministri i Shtetit për Diasporën dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”. /atsh