Flasin nga AAK: Sipas sondazheve marrim mbi 100 mijë vota

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se sipas sondazheve kjo parti i merr mbi 100 mijë vota.

Ai thotë se partia e tij synon mbi 20 deputetë.

“Kemi tre burime të 1 miliardshit që e kemi premtuar, i pari është bono prej brenda, e dyta është ndihmat nga partnerët dhe e treta është nga borgji publik. Sondazhet japin percepsion, por ne kemi fuqi reale, na duhet punë në mesazh që të rinjt ta kuptojnë ofertën tonë. Nuk kemi bërë sondazhe ne. Me sondazhe jemi mbi 100 mijë vota. Jam optimist, ne shkojmë me fitu mirëpo spo muj me thanë por mendoj që garojmë për me pasë mbi 20 deputetë”, deklaroi ai në T7.