Flet vëllai i Kushtrimit, të akuzuarit të tretë për vrasjen e Liridonës, thotë se janë familjarë dhe të pafajshëm

Kushtrim Kokolla është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, si i dyshuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit.

Kokolla, pjesëtar i FSK-së, dyshohet të ketë bashkëpunuar me Naim Murselin, bashkëshortin e Liridonës, dhe Granit Plavën, dorasin, në vrasjen e të ndjerës.

Lidhur me këtë ka reaguar vëllai i Kushtrimit, Kanoni.

Në një prononcim për Indeksonline, Kanon Kokolla ka thënë se ndjehet i shokuar nga zhvillimet e fundit, duke thënë se vëllai i tij është i pafajshëm.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di”, tha Kokolla.

Ai nuk beson se vëllai i tij ka qenë në ndonjë tjetër formë në rast.