Frashër Demaj kandidon për deputet të LDK-së

Historiani Frashër Demaj do të jetë kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Demaj përmes një postimi në Faecbook, ku sqaron se kjo është bërë me propozimin e Degës së Katërt të LDK-së në Prishtinë dhe me miratimin e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm.

“Ju faleminderit të gjithë atyre që besojnë që së bashku mund ta ndryshojmë dhe ta ndërtojmë vendin tonë”, shkruan Demaj.