Futet në karantinë një pjesë e lagjes “Thaçi” në Burojë

Pas paraqitjes së dy rasteve me koronavirus në fshatin Burojë, shtabi emergjent i Komunës së Skenderajt ka marrë vendim që të futet në karantinë vetëm një pjesë e lagjes Thaçi, përkatësisht në vendbanimet në rrugën “Mulla Ilaz Broja” dhe “Man Hajdini”.

Shtabi Emergjent i Komunës së Skenderajt i jkryesuar nga kreu i kësaj komune, Bekim Jashari, ka marrë vendimin që të futet në karantinë një pjesë e lagjes “Thaçi” në Burojë.

Sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt, me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, në rrugën “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve.

“Po ashtu me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve”, thuhet në njoftimin e komunës.