Gani Koci ftohet nga Gjykata Speciale

Ish eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës, ish kryetari i parë i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Koci, është ftuar nga Gjykata Speciale, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Koci, përmes profilit të tij në Facebook.

Te nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë,
Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit.
Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare.
#LiriaKaEmër!