Gërvalla pritet të raportojë para Komsionit për Punë të Jashtme

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të premten e 7 prillit do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Duke filluar nga ora 10:00, Gërvalla do të raportojë lidhur me Planin e Punës së ministrisë së Jashtme.

“Raportim i ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla-Schwarz lidhur Planin e punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.