Gërvalla: S’e dimë datën e pranimit në Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministrja e dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se “datën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës s’e dimë, “pasi ky është një proces i gjatë”.

“Kosova është mjaft e përgatitur për ta kaluar sa më shpejtë, por nuk duhet harruar se KE ashtu edhe BE dhe gjithë kontinenti ndodhen në një situatë të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë. Prandaj, nuk mund të themi ndonjë datë”, tha Gërvalla në RTK.

Madje sipas saj, procesi i anëtarësimit varet nga angazhimi i institucioneve dha gatishmëria e Bashkimit Evropian, derisa ka theksuar se Serbia do të duhej të merret me punët e saj të brendshme, që të deklarohet qartë nëse është pro BE-së apo kundër.

“Ne dimë se populli serb atje është dëshmuar kundër BE-së, pastaj të dëshmojë qartë planin për implementimin e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilin ne dhe shtetet e rajonit e kemi bërë”.

Po ashtu ajo e ka akuzuar Serbinë që nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Si dhe të dëshmojë planin e procesit të dialogut me ne, të cilin e kemi filluar e vazhduar, por pa ndonjë vendim për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut dhe fundja ne shpresojmë të dal në krah të shteteve tjera, në përkrahje për anëtarësim tonë në KE”, shtoi Gërvalla.