Gjendet i mbytur në liqenin e Belshit i riu 25-vjeçar

Është gjetur i pajetë në liqenin e Belshit trupi i një 25-vjeçari.

Mësohet se kanë qenë banorët ata që e kanë dalluar në trupin në liqen dhe kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit bën më dije se viktima është shtetasi E.H., banues në Belsh. Nuk dihen ende rrethanat dhe asryet e kësaj ngjarjeje, por grupi hetimor po punon për zbrdhjen e saj.

Trupi i të riut është dërguar në morgun e Elbasanit.