Gjendet një fëmijë i humbur në Ferizaj, ndodhet në stacionin policor

Një fëmijë që ka humbur në Ferizaj, është gjetur dhe tashmë gjendet në stacionin e policisë në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se një qytetare ka gjetur një fëmijë në rrugë “të Varoshit” tek dyqani “Kam”.

Veseli ka njoftuar se fëmija tani është në stacionin policor në Ferizaj.